Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, përkundër lojës së mirë, me ekipin e Koln-it, si vendas pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Wolfsburg-u, në takimin e javës së dytë të Bundesliga I.
Paçarada u paraqit titullar por me shokë u orvatën deri në fund, megjithatë nuk arritën të shijojnë pikën e parë në edicionin e ri.
Koln avancoi por pësuan humbje nga mysafirët.
Për Koln-in shënoi Waldschmidt (55’) dhe për Wolfsburgun realizoi Wind në minutën e 62-të e 73-të.
Union Berlini kryeson me 6 pikë, pasojnë Wolfsburg, Freiburg me nga 6 pikë dhe Koln është i 14-ti me 0 pikë.