Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, është paraqitur titullar për Rubinin nga Kazani dhe dolën me fat në këtë ndeshje, duke barazuar si vendas me rezultat 2:2 me Dynamon e Moskës.
Në fund të pjesës së parë, Daku nga penalltia ka shënuar për epërsinë e Rubinit.
Marichal përjashtohet me karton të kuq në minutën e 56-t dhe Dynamo mbetët me një lojtar më pak.
Dinamovitët kaluan në epërsi me golat e Makarov (60') e Skopintsev (75').
Në minutën e 90+5, Fameyeh ka barazuar rezultatin.
Pas javës së gjashtë në kampionatin rus, Dynamo renditet në vend të katërt me 11 pikë dhe Rubin është në të 11-tin me 6 sosh.