Dinamo e Ferizajt importon tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbjes me rezultat 2:1 Suharekës vendas në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Dinamo udhëheq renditjen me 4 pikë, ndërsa Suhareka është në të 5-tin me 3 sosh.
Rahoveci e ka mposhtur Istogun me rezultat 1:0.
Rahoveci është në vend të dytë me 4 pikë dhe Istogu në fund me 0 sosh.
Kryetari i klubit të Suharekës, Rrustem Aliaj, thotë se loja ka qenë e ekipit të tij por fitorja e mysafirëve.
“Loja e jonë, fitorja mysafirëve!
Ky është futbolli edhe kur luan mirë, fiton skuadra që ka fat dhe shfrytëzon rastet. Djemtë luajtën kirë sidomos në pjesën e dytë, por kjo nuk mjaftoi që të shënojnë fitore.
Edhe humbja është pjesë lojës. Humbja nuk duhet të na zhgënjejë, por duhet nxjerrë mësimet nga ky pësim.
Kampionati sapo ka nisur, ndaj kjo duhet harruar sa më shpejtë për të u përgatitur për sfidën e radhës.
I përgëzojë për angazhim e fat e suksese në këtë rrugëtim të tyre dhe tonin drejt majave të futbollit të Kosovës dhe jo vetëm”, ka shkruar Rrustem Aliaj në profilin e tij në facebook.