Vllaznia e nis sezonin e ri në shtëpi, ku përballë do të ketë Kukësin.
Të dyja skuadrat kanë pasur ndryshime të shumta në merkaton e verës, duke ndryshuar më shumë se treçerekun e skuadrës, teksa kurioziteti për të parë dy skuadrat në fushë, është i madh.
Shkodranët nuk duan të hedhin hap të gabuar në shtëpi para tifozerisë së tyre, teksa Kukësi i riformatuar do të kërkojë të tregojë forcën ndaj kuqebluve.
Sa i përket formacioneve, dy trajnerët kanë aktivizuar të rinj të shumtë, ndryshe nga sezoni i fundit. Juricc, Balaj, Mala e Boshnjaku janë titullarë nga sezoni i fundit për Vllaznisë, teksa Kukësi ka vetëm Tafasin, Lamccen dhe Abdu.
FORMACIONET:
VLLAZNIA: Qarri, Asani, Juricc, Stojanovicc, Smajli, Boshnjaku, Cceshmedjiev, Mala, Gruda, Dodev, Balaj
TRAJNER: Migen Memelli
KUKËSI: Tafas, Duka, Lamcce, Zhongo, Murati, Salami, Rivas, Fejzaj, Abdu, Sahitaj, La Torre
TRAJNER. Rraman Hallacci
ARBITËR: Kreshnik Cjapi.