Dy penallti të humbura në 3 javë, moment “jo” për Vedat Muriqin!
Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment “jo” në këtë nisje sezoni, teksa në vetëm 3 javët e para të La Ligës, ka humbur 2 penallti.
Sulmuesi i Majorkës, fillimisht gaboi në duelin e javës së parë ndaj Las Palmasit, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Granadës së Myrto Uzunit.
Bëhet fjalë për minutën e 18-të, kur Muriqi kishte shansin e artë për të vendosur baraspeshën, por e dërgoi topin në shtyllën e majtë pingule. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Granadës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13-të me anë të Rubios.