Me seri prej tre fitoreve të njëpasnjëshme Shkëndija e Tetovës të dielën luajnë transfertën me Rabotniçkin në Shkup.
“Me startin më të mirë të sezonit pas vitit 2017 (edhe atëherë kishim nisur me tre fitore në tre xhirot e para, Vardari 2:0, Shkupi 3:0 dhe Akademia Pandev 2:1), kuqezinjtë kërkojnë vazhdim të serisë pozitive edhe në xhiron e 5-të sezonale kur do të jemi mysafirë të Rabotniçkit.
Do të jetë kjo transferta e tretë, pasi fituam duelet me Voska Sport (1:0) dhe Tikveshin (2:1), ndërkohë në mesjavë mundëm 2:0 Bregallnicën në Tetovë.
Rabotniçki në këtë ndeshje vjen pas humbjes 2:0 në mesjavë nga Gostivari, derisa paraprakisht kanë fituar në fushë të tyre Shkupin (3:1) dhe Makedonija Gj.P. (1:0), derisa u mundën 2:0 nga Sileksi në Kratovë.
Adenis Shalës i ka skaduar pezullimi (pas kartonit të kuq me Voska Sport), mirëpo mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme shkaku i një shqetësimi në kofshën e prapme. Jashta kombinimit shkaku i dëmtimeve janë Florent Ramadani dhe Zija Merxhani”, njofton FC Shkëndija.
Përballja Rabotniçki – Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 16:00 në stadiumin në Maxhari të Shkupit.