Pasditen e sotme janë luajtur të tetë ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Besa dhe Bashkimi nuk kanë të ndalur!
Besa e Dobërdolit ka shkelur me lojë dhe rezultat 4:1 Novacin.
Bashkimi nga Kumanova e ka mundur me 3:2 Osogovën vendas.
Pesë ekipe janë me pikë të njëjta, Besa kryeson me 9 pikë, pasojnë Pelisteri, Kozhuv, Detonit, Bashkimi me 9 pikë, Pobeda 4, Arsimi 3 pikë etj.
Java e 3-të
Bellasica – Teteksi 2:0
Detonit – Arsimi 1:0
Sasa - Pelisteri 0:3
Karaormani – Vardari (N) 2:0
Kozhuvi – Skopje 4:2
Novaci - Besa 1:4
Osogova - Bashkimi 2:3
Pobeda - Ohrid 0:0