Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis foli së fundmi për largimin e trajnerit kampion, Luciano Spalletti.
Në një prononcim për mediet italiane, De Laurentiis u shpreh se Spalletti i kishte thënë se ndjehej i lodhur dhe se i duhej pushim.
“Avokatët po e diskutojnë dhe unë nuk do të ndërhyj.
Marrëveshje rrufe?
Spalletti më tha: ‘Jam shumë i lodhur, kam nevojë për pushim dhe për të punuar tokën’.
Kështu e lashë të shkojë.
Por çfarë po mendonte në kokën e tij e di vetëm ai”-tha kreu i klubit të Napolit.