Taulant Seferi po vazhdon që të mbajë nivelin e lartë edhe në ekipin e ri, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor i takimit mes Bani Yas dhe La Nasr, e mbyllur në shifrat 4-2.
Kështu Seferi shkëlqeu në fitoren e ekipit e tij me një gol të shënuar dhe me një asist. Goli i parë i takimit do të vinte nga lojtari shqiptar që tregoi lëvizje klasi dhe nuhatjen me portën kundërshtare.
Sipas “Sofascore”, Seferi është njeriu i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 9.