Rreshje të dendura shiu, ndërpritet ndeshja e Eredivisie!
Ndeshja e Eredivisie mes Feyenoord dhe Almere City është ndërprerë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Sfida u luajt vetëm për tetë minuta para se sfida të ndërpritej pasi ishte e pamundur të vazhdohej në kushte tepër të rënduara atmosferike.
Megjithatë, tetë minuta i mjaftuan vendasve teksa në minutën e katërt gjetën golin e avantazhit me anë të Gimenez.