Liria e Prizrenit kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.
Prizrenasit luajnë baras (0:0) me Dukagjinin, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.
Të dy skuadrat treguan lojë të mirë por sulmuesit nuk e patën ditën e tyre.
Dukagjin i renditet në vend të nëntë me 1 pikë dhe Liria në të shtatin me 2 sosh.
Dy skuadra që ende nuk e kanë shijuar fitoren në elitë.
Në javën e ardhshme Liria takohet me Fushë Kosovën dhe Dukagjini luan në Gjilan me Dritën.