Shkupi ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Gostivarit, në takimin e javës së pestë të elitës së futbollit maqedonas.
Për Shkupin shënuan Hoxhiq (26’-nga penalltia), Sahiti (70’), Vosha (90+7’) dhe për Gostivarin realizoi Potuk (64’).
Shkupi ngritet në vend të katërt me 8 pikë dhe Gostivari bie në të 11-tin me 3 sosh.
Gostivari nuk po kalon rezultate të mira, nga pesë ndeshje ka një fitore e ka pësuar katër humbje.