Voska Sport e Ohrit del e pamposhtur nga Kavadari.
Skuadra shqiptare kthehet me një pikë, duke luajtur baras (1:1) me Tikveshin, në takimin e javës së pestë të elitës së futbollit maqedonas.
Për vendasit shënoi Kasama (17’) dhe për Voskën realizoi Marushiq (73’).
Voska është në vend të nëntë me 4 pikë, kurse Tikveshi në të pestin me 7 sosh.