Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi zhgënjeu, duke pësuar humbje në cilësinë e vendasit me rezultat 1:0 nga Rudari i Plevlës.
Futbollisti Arihiro Sentoku ka realizuar në minutën e 34-të.
Pas javës së 6-të në kampionatin malazez, Deçiqi renditet në vend të katërt me 10 pikë, ndërsa Rudari në të nëntin me 3 sosh.
Fakt interesant është se Rudari pas 4 humbjeve e një barazimi ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri.