Matajs de Ligt rrëmbeu çmim të rëndësishëm në fund të sezonit të shkuar, duke u “dekoruar” si “goli më i bukur” i ligës gjermane në ciklin 2022-2023, i cili erdhi kundër Fraiburgut prej një distance me më tepër se 30 metra.
Megjithatë, egoja e ish-juventinit duket se nuk ka të ndalur.
Në prononcimin e fundit ai është shprehur se kërkon të luajë sa më i avancuar në kuadratin mik, me misionin e golave: “Fokusimi është te golat.
Dua të shënoj sa më tepër.
Më pëlqen të luaj më ofensiv në zonën mike dhe të jem i rrezikshëm në goditjet e lira. Shpresoj të finalizoj sa më tepër raste.
Po përpiqem të rregulloj shënjestrën”, përfundoi mbrojtësi me numër 4 në “shtëpinë” e Bajernit.