Bayerni ashtu siç pritej ka fituar derbin e Bavarisë.
Skuadra e Bayernit ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Ausgburgut, në takimin e javës së dytë në kampionatin gjerman.
Është fitorja e dytë për bavarezët, kësaj radhe duke iu falënderuar golave të Uduokhai (32' - autogol), Kane (40'-nga penalltia e 69').
Për Augsburgun shënoi Beljo (86’).
Është goli i tretë futbollistit Harry Kane në fanellën e Bayernit në edicionin e ri.
Elvis Rexhbeçaj dhe Mërgim Berisha u paraqitën titullarë për Augsburgun.
Rexhbeçaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.
Berisha u zëvendësua në minutën e 66-të.
Bayerni renditet në vend të dytë me 6 pikë e goldallim 7:0 dhe Augsbzurg është i 12-ti me 1 sosh.