Goteborg merr fitoren e tretë radhazi në kampionatin suedez, teksa sulmuesi i Kombëtars Shqiptare, Arbnor Mucolli konfimrohet në një formë të shkëlqyer.
Në sfidën e zhvilluar këtë të diel përballë Hackenit në shtëpi, të cilën Goteborg e fitoi me rezultatin 4-2, Muçolli shënoi golin e tretë për të tijtë dhe asistoi të katërtin.
Muçolli iu bashkua Goteborgut në verën e këtij viti dhe deri tani ka luajtur 8 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asiste.
Sulmuesi shqiptar ëshët titullar i padiskutueshëm dhe po ndihmon Goteborgun që t’i largohet sa më shumë zonës së ftohtë të renditjes.