Kosova e Dusseldorfit nga tri ndeshje ka fituar po aq pikë në Bezirksliga në futboll.
Kuqezinjtë shënojnë fitore në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj GSG Duisburgut.
Djelmoshat e Kosovës treguan angazhim të madh duke iu shpërblye me fitore të madhe.
Tri skuadra janë me pikë të barabarta në kreun e tabelës, SG Benrath-Hassels 9 pikë, TSV Eller 94 me 9, Kosova 9 pikë etj, ndërsa GSG Duisburg është në vend të 14-të me 3 pikë.
“Kthehemi me 3 pikë shumë të rëndësishme nga Duisburgu.
Me golat e shënuar nga Enis Vila (47’) dhe Khalid Al-Bazaz (53’) ekipi ynë arkëton tre pikët e radhës dhe vazhdon rrugën drejt qëllimit
Faleminderit të gjithë ju që ishit të pranishëm dhe përkrahët klubin tonë të zemres, shihemi javën tjetër ku luajmë në shtëpi kundër Ratingen 04/19 ll”, njofton FC Kosova.
Kelubia shënoi në minutën e 74-të për vendasit.