Laçi dhe Erzeni kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të sezonit të Superiores.
Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit në minutën e 17’ me Sobovalen.
Më pas Mihana riktheu baraspeshën me një gol spektakolarë. Në të 30’ Barjamaj kaloi sërish në avantazh vendasit dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, Ujka shënoi golin e tretë për Laçin duke festuar edhe ditëlindjen e tij të 25-të.
Teksa dukej se dueli do të mbyllej në favor të vendasve, Mihana shënoi golin e tij të dytë personal. Në të 88’ Kahrimanoviç vulosi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë.
Kështu të dyja ekipet ndahen në paqe në ndeshjen e parë.