Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, me skuadrën e tij, Lecce, befasojnë në Firencë Fiorentinën.
Lecce ka barazuar me rezultat 2:2 me Fiorentinën, në takimin e javës së dytë në Serie A.
Ramadani është paraqitur titullar duke treguar lojë shumë të mirë.
Për Fiorentinën shënuan Gonzalez (3'), Duncan (25') dhe për Leccen realizuan Rafia (49') e Krstoviq (76').
Fiorentina renditet në vend të tretë me 4 pikës sa ka edhe Lecce dy pozita më poshtë.
Si Fiorentina si Lecce nuk kanë pasuar humbje në edicionin e ri, dy ndeshje, një fitore dhe një barazim.