Valencia ngec në “Estadio de Mestalla” ndaj Osasunas në javën e tretë të La Liga, ndërsa pas dy fitoreve radhazi pëson disfatën e parë të sezonit.
Sfida u zhbllokua nga Oroz, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi miqtë në avantazh.
Vendasit tentuan në disa raste të reagonin, megjithatë goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 80’, kur Duro gjeti rrugën drejt rrjetës.
Megjithatë Osasuna rimori avantazhin dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë me Vidal në minutën e 90+5’.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2 me Valencian që pëson disfatën e parë dhe renditet në vend të gjashtë me gjashtë pikë, ndërsa Osasuna merr fitoren e dytë dhe renditet në vend të shtatë po me gjashtë pikë.