Napoli nuk ka të ndalur në Serie A, kësaj radhe e gjunjëzuan me rezultat 2:0 Sassuolon.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin dhe Nedim Bajarami i Shqipërisë, ka luajtur 76 minuta për Sassuolon.
Dy gola, një penallti e humbur, një karton i kuq dhe dy shqiptarë titullarë, e karakterizuan këtë ndeshje.
Golat i shënuan Osimhen (16’) e Di Lorenzo (64’).
Raspadori i Napolit dështon nga penalltia në minutën e 60-të.
Sassuolo mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 52-të, Lopez u përjashtua me karton të kuq.
Pas javës së dytë, Milani kryeson me 6 pikë, pasojnë Napoli 6, Verona 6 pikë etj. ndërsa Sassuolo renditet në vend të 20-të me 0 pikë.