Mesfushori Ardit Hila shënoi golin e parë për Tiranën në këtë kampionat. Futbollisti nga Elbasani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të në duelin ndaj Dinamos, duke i hapur rrugë përmbysjes.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së sotme, për mikrofonin e “MCN”, Hila u shpreh:
“Jam i kënaqur me golin dhe fitoren. Shpresoja ta nisja me gol. Shehi dhe Plaku më kanë thënë që të shkoj përpara dhe mos rri shumë mbrapa. Ky mendoj se është çelësi i suksesit.
Trajnerët Shehi dhe Plaku.
Para 2-3 ditësh, trajneri po na pyeste një nga një çfarë keni më shumë qejf të mbroni apo të sulmoni, unë i thashë që të sulmojmë dhe të mbajmë topin. Më pëlqen që këto zonat boshe t’i sulmoj, i gjej dhe mirë.
Është shumë herët, e rëndësishëm ishte ta nisnim mbarë. Vazhdimësia do e tregojë Dinamon, do jetë apo s’do jetë brenda katërshes.
Elbasanit asnjëherë nuk i thuhet jo. E kam ëndërr të luaj me fanellën e qytetit tim”, u shpreh Hila.