Luis Rubiales, president i Federatës Spanjolle të Futbollit, aktualisht është skualifikuar për 90 ditë provizorisht nga FIFA, por sipas “Daily Mail”, organi më i lartë në futbollin botëror po shqyrton zbatimin e sanksionit maksimal të përfshirë në statutin e tij ndaj presidentit të RFEF-së, i cili do të ishte 15 vjet.
Gjithçka që ndodhi pas puthjes se futbollistet Jenni Hermoso gjatë festimit të titullit botëror në Kupën e Botës për femra (Spanja mposhti 1-0 Anglinë).
Vendosmëria e tij për të mos dhënë dorëheqjen dhe fjalimi I ashpër në Asamble vetëm sa e ka rënduar më shumë pozitën e tij.
Për më tepër, FIFA mund të marrë në konsideratë përjashtimin e ekipeve kombëtare spanjolle dhe klubeve nga të gjitha garat për sa kohë që Rubiales qëndron në detyrë.