Ruairi O’Connell dëshiron që njëri prej futbollistëve të Kosovës të bëhet pjesë e klubit tij të zemrës, Evertonit.
Ai zbuloi se dëshira e tij është që me fanellën e klubit anglez të sheh Vedat Muriqin ose Edon Zhegrovën.
“Përkufizimi i shpresës së dëshpëruar është se sa herë që shoh një titull të transferimit të Everton, një pjesë e imja ende fshehurazi mendon se ka një shans që mund të jetë Vedat Muriqi ose Edon Zhegrova….”, shkroi ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Ndryshe, Muriqi është pjesë e Mallorcas në Spanjë, kurse Zhegrova pjesë e Lille në Francë.