Ditën e djeshme u mbyllën të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të të La Liga-s.
Prestigjiozja spanjolle “MARCA” ka publikuar formacionin ideal për këtë javë.
Pjesë e 11-shes është edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni. Beratasi shënoi golin e tij të parë nga pika e bardhë e penalltisë ndaj Majorkas.
Ai udhëheq sulmin së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.
Ky postim është shpërndarë nga vetë Uzuni në InstaStory.