Delegohen gjyqtarët për xhiron e tretë në Superligën U21!
Është bërë delegimi i gjyqtarëve për ndeshjet e Superligës së Kosovës U21.
Prishtina do të përballet me Malishevën, derisa gjyqtarja Rita Vehapi do ta gjykojë këtë sfidë.
Ilaz Ajeti do të jetë gjyqtar kryesor në duelin Dukagjini – Liria, derisa në derbin Drita – Ballkani do të gjykoj Alban Shala.