Karim Benzema ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes që skuadra e tij Al Ittihad e zhvilloi me Al Wehda, në xhiron e katërt të kampionatit të Arabisë Saudite.
Pas një situate që nuk dukej e rrezikshme, Benzema e lëshoi fushën e gjelbër duke çaluar me ndihmën e dy shokëve të skuadrës.
Sulmuesi francez mbërriti në afatin kalimtar të verës në klubin nga Arabia Saudite, ku performon për një pagë prej 200 milionë euro në vit. Në tre ndeshjet e para të kampionatit ai shënoi një gol dhe dy asistime.
Mediat arabe raportuan më herët se ardhja e tij nuk u prit mirë nga trajneri i skuadrës, Nuno Espirito Santo.
Fituesi i fundit i ‘Topit të Artë’ thuhet se nuk i përshtatet stilit të lojës të kultivuar nga trajneri portugez.
U raportua se Espirito Santo nuk donte që Benzema të vinte në klub, por drejtuesit këmbëngulën kur u krijua mundësia për ta sjellë francezin e shkëlqyer në radhët e veta.