Me 6 pikët e fituara ndaj Frosinones dhe Sassuolos në 2 javët e para të kampionatit, Napoli i dërgoi një mesazh vetes dhe kundërshtarëve.
Të kaltrit nuk janë “ngopur” me suksesin e sezonit të kaluar, përkundrazi duna ta ruajnë statusin e kampionit në fuqi.
Skuadra e Rudi Garciaa zhvilloi dy ndeshje me autoritet ekstrem, duke bërë të qartë se dëshiron të vazhdojnë përsërisë sezonin e kaluar.
Në 180 minutat e para të kampionatit, një nga lojtarët që ra më shumë në sy është pa dyshim Giovanni Di Lorenzo. Kapiteni i dha dy asistime Osimhenit në suksesin 1-3 në Frosinone, për të mbyllur më pas ndeshjet ndaj Sassuolos me golin e rezultatit përfundimtar 2-0.
Një fillim perfekt i sezonit, i cili vërteton statusin e tij si një lojtar i madh dhe që e shtyn ish-kampionin e botës, Fabio Cannavaro, të thotë fjalë të rëndësishme për të.
“Ndoshta ai është i vetmi lojtar italian që do të luante titullar te Manchester City apo Reali i Madridit, domethënë në skuadrat më të forta evropiane”.
Di Lorenzo luan te Napoli që nga viti 2019, madje për dy sezone 2019-2021 ka rivalizuar me Elseid Hysajn për vendin e titullarit si mbrojtës i djathtë.