Ish-kampioni i botës me Italinë në 2006-ën, Luka Toni ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, duke u ndalur dhe tek lufta për “Scudetton”.
“Juventusi duke mos konkurruar në kompeticionet evropiane mund të ketë një avantazh në garën për titullin e Serisë A. Merkatoja ende është e hapur dhe po pres një blerje të madhe këto ditët e fundit”, deklaroi ish-bomberi i Juves.
Nga ana tjetër ai foli edhe për Interin, si dhe për largimin e Edin Xhekos dhe Romelu Lukakut.
“Në letër, me lamtumirën e Xhekos dhe Lukakut, zikaltërit kanë humbur shumë gola.
Konkurrueshmëria e tyre në nivelet më të larta do të varet nga ndikimi që do të kenë Arnautoviç,
Turam dhe Sançez. Interi e la Xhekon të largohet shumë shpejt, i bindur se Lukaku do të rikthehej. Ata mund ta kishin mbajtur boshnjakun”, përfundoi Luka Toni.