Januzaj drejt Arabisë Saudite

Futboll

Januzaj drejt Arabisë Saudite

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:31
Adnan Januzaj

Futbollisti  me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, është pranë transferimit në Arabinë Saudite.

Për ish-lojtarin e Manchester United ka shfaqur interes klubi i Al-Tai.
28-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet te Sevilla në La Liga, mund të jetë futbollisti i radhës që lë Europën për t’iu bashkuar Arabisë Saudite.

Al-Tai është pjesë e Saudi Pro League, nivelit më të lartë të futbollist saudit dhe aktualisht renditet në vendin e 12-të, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 9-të.

Adanan Januzaj  e nisi karrierën si profesionist te Manchester United. Lojtari i lindur në Bruksel konsiderohej një talent i madh i futbollit, por me kalimin e kohës forma e tij erdhi drejt rënies.

Pas katër sezonesh në “Old Trafford” erdhi transferimi te Real Sociedadi, skuadër me të cilën fitoi “Copa del Rey” në vitin 2020. Në shkurtin e vitit 2022 kaloi te Sevilla, por pa mundur ta gjejë veten. 28-vjeçari ka bërë dhe 15 paraqitje me kombëtaren belge dhe ka shënuar një gol, atë kundër Anglisë në “Rusi 2018”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat