Është rasti ndërkombëtar i momentit, tani edhe FIFA po mendon të ndërhyjë me një sanksion shembullor, që nuk do të kishte precedentë.
Puthja e Rubiales me Jenni Hermoso vazhdon të shkaktojë diskutime. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit nuk ka dhënë dorëheqjen, por edhe FIFA do të ishte e gatshme të ndërhynte në këtë rast.
“Pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljeve të papranueshme që kanë dëmtuar rëndë imazhin e futbollit spanjoll, presidentët kërkojnë që Don Luis Rubiales të paraqesë menjëherë dorëheqjen e tij si president i RFEF”, njoftoi dje federata iberike.
Kërkesat për dorëheqjen e menjëhershme të presidentit, të cilat ende nuk kanë mbërritur.
FIFA ndërkohë po mendon për një ndëshkim shembullor.
Siç raporton AS, FIFA po shqyrton një pezullim 15-vjeçar për Rubiales.
Ky është sanksioni maksimal i mundshëm sipas statutit të organizatës më të madhe ndërkombëtare të futbollit.