Etrit Berisha është zyrtarisht pjesë e Empolit.
Pas largimit nga Torino, portieri i Kombëtares kuqezi do të vazhdojë karrierën në Serinë A.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gardiani ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, deri në verën e vitit të ardhshëm dhe pritet që të ketë më shumë hapësirë se tek Torino.
Ai do të ketë shok skuadre Ardian Ismajlin dhe Stiven Shpendin, duke u bërë shqiptari i tretë në skuadër.