Goditja e radhës në merkato te Barcelona do të jetë Joao Cancelo.
Në orët e fundit, klubi blaugrana ka arritur një marrëveshje për huazimin me të drejt blerje.
Sky Sport Uk raporton se shifra e transferimit të kartonit të plotë është fiksua rnë shifrën e 25 milionë eurove.
Bëhet fjalë për një eksperiencë të re për mbrojtësin portugez që deri më tani ka provuar të luajë në Seria A me Interin dhe Juven, në Angli me City-in dhe Gjermani me Bayernin.
Tashmë do të nisë një përvojë e re në formë huazimi, teksa në vitet e fundit Cancelo po has shumë vështirësi nga lëvizjet e shumta.