Manchester Unitedi ka paraqitur një propozim për të nënshkruar me Marc Cucurellan në formë huazimi nga Chelsea.
Sipas “The Athletic”, skuadra e “Stamford Bridge” i është përgjigjur rivalëve të tyre në Premirligë dhe bisedimet janë në vazhdim.
Oferta e Unitedit është për një huazim fillestar dhe klubet po diskutojnë parametra të ndryshëm rreth kësaj.
Mbrojtësi i majtë i Spanjës shihet në “Old Trafford” si një përshtatje e mirë për sistemin e trajnerit Erik ten Hagut dhe aktualisht ai është kandidati kryesor.
Dialogu mbi 25-vjeçarin filloi pasi Luke Shaw pësoi një dëmtim muskulor që pritet ta mbajë jashtë për një periudhë të gjatë, me opsionin alternativ Tyrell Malacian gjithashtu në fushë.