Kupa e Malit të Zi në futboll do të fillojë të mërkurën me ndeshjet e fazës së tetës së finales.
Sutjesla e Nikshiqit futet me misionin që të mbrojë trofeun e Kupës.
Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, do të ndeshet me Sutjeskën.
"Pres që të mos gabojmë, duhet të jemi më të mirë se kundërshtari në çdo segment të mundshëm.
Jemi duke u përgatitur në detaje. Oresim që djemtë të zbatojnë atë që e kemi përgatitur”, tha trajneri i Sutjeskës Vlladimir Jankoviq.
"Deçiq është një ekip cilësore dhe me përvojë. Do të jetë e vështirë. Ne kemi punuar shumë për këtë lojë. Do të bëjmë
maksimumin për të fituar”, tha sulmuesi i Sutjeskës, Milan Mirosavljev.
Përballjet
Jezero - Arsenali (19.00)
Jedinstvo Franca - Mornari (19)
Deçiq - Sutjeska (20)
Iskra - Rudari (20)
OFK Mladosti Lob.bet - Bokelo (20)
Petrovac - Grbal (20)
Kom - Berane (20)
Buduçnosti - Podgorica (20)