Futbollisti me përvojë, Përparim Osmani, është operuar.
Lajmi konfirmohet nga klubi prishtinas, 2 Korriku, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
“FC 2 Korriku i uron shërim të shpejtë Përparim Osmani, që ditë më parë ka kryer operimin e ligamentit ACL dhe të meniskëve në gjurin e djathtë.
Osmani kishte pësuar lëndim që në ndeshjen e stinorit pranveror kundër Flamurtarit dhe që nga atëherë ka mbetur jashtë fushave të blerta”, njofton FC 2 Korriku.