Futbollisti shqiptar që luan për skuadrën e Nestës bëhet protagonist me asist
Elvis Kabashi u kthye në protagonist për skuadrën e tij, Rexhianën, në disfatën që kjo e fundit pati me Palermon në kampionat me rezultatin 1-3.
Mesfushori shqiptar asistoi shokun e tij të skuadrës në minutën e 65’, i cili shënoi golin e vetëm për Rexhianën.
Kështu Kabashi mori dhe vlerësimin më të lartë në skuadrën që drejtohet nga legjenda e Milanit, Alesandro Nesta.