Portieri Luca Crosta dhe mesfushori David Ivan nuk janë më pjesë e bluve
Dinamo ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy lojtarë, të cilët dhanë kontributin e tyre në rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit shqiptarë.
Bëhet fjalë për portierin Luca Crosta dhe mesfushorin David Ivan, të cilët që nga dita e sotme nuk janë më pjesë e bluve.
Dy lojtarët në fjalë mungonin dhe në protokollin e ndeshjes me Tiranën, ndërkohë që gjatë ditës së sotme klubi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit duke i falenderuar për kontributin e dhënë.
"FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Luca Crosta dhe mesfushorin David Ivan.
Klubi dinamovit i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë në rikthimin e skuadrës në kategorinë e më të mirëve dhe u uron suksese në karrierë", njofton Dinamo.