Entuziazëm te Roma, më shumë se 5000 tifozë presin Lukakun në aeroport!
Më shumë se 5000 kryeqytetas kishin mbushur aeroportin e Ciampino, për të pritur Romelu Lukaku.
Për të marrë futbollistin në Bruksel kishin shkuar vetë drejtori Tiago Pinto dhe presidenti i klubit, Dan Friedkin, i cili gjithashtu drejtoi dhe avionin privat në Romë.
Romelo Lukaku do të kryejë menjëherë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën, për të cilën u arrit marrëveshja me Chelsea në formë huazimi për një vit.