Që Masimiliano Allegri të shpërthejë në ulërima që të dëgjohen edhe jashtë tunelit të çdo stadiumi në Itali, kjo nuk është një befasi.
Pavarësisht kësaj, më pas është paraqitur i përpiktë përballë gazetarëve dhe nervoz apo jo ka dhënë shpjegimet e tij, siç i gjykon ai. Por nuk kishte ndodhur kurrë që pasi të shpërthente në ulërima ndaj të tijve për paraqitjen kundër Bolonjës:
“Kam parë boll gjëra pas ndeshjes së parë, por jemi vetëm në fillim të sezonit.
Por nëse nuk përballojmë me egërsinë e duhur Bolonjën, vështirë se mund të arrijmë atë që duam dhe këtë nuk e pranoj”, ulëriste “Konti Maks”.
“Por çfarë penalltie kërkojnë ata! Për çfarë ankohen këta?!
Kishte dy penallti përpara për ne dhe askush nuk bëri zë!”, turfullonte Alëegri.