Harry Maguire do të qëndrojë te Manchester United dhe kështu merr fund “telenovela” e kësaj vere.
Mbrojtësi anglez kërkohej nga West Ham në formë huazimi, por “Djajtë e Kuq” nuk pranonin propozim tjetër përveç blerjes së 30-vjeçarit.
Sipas raportimeve të orëve të fundit nga vendi ishullor në një situatë të tillë
Manchester United i ka dhënë një përgjigje përfundimtare “The Hammes”, me këta të fundit që janë informuar se klubi i “Djajve të Kuq” e ka tërhequr nga merkato Maguire-n.