Aston Villa merret vesh me Barcelonën për lojtarin

Futboll

Aston Villa merret vesh me Barcelonën për lojtarin

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:07
Clement Lenglet

Clement Lenglet do të vazhdojë karrierën e tij në Premierligë.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës e kaloi sezonin e kaluar te Tottenhami në huazim, kurse tani do të ndryshojë skuadër.

Francezi 28-vjeçar do të jetë pjesë e Aston Villas për sezonin 2023/24.

Klubi anglez është marrë vesh me Barcelonën për ta marrë Lenglet në formë huazimi.

Vet lojtari tashmë ka pranuar këtë marrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat