Ditën e nesërme do të hidhet dhe shorti për fazën e grupeve të Champions League, teksa thuajse janë përcaktuar dhe katër vazot. Vetëm tri skuadra mungojnë për të kompletuar vazot, fituesit Antëerp-AEK Athinë, Kopenhagen-Rakoë dhe PSV-Glasgoë Rangers, që do t’iu shtohen 29 skuadrave tashmë të kualifikuara.
Vazoja e parë dhe e dytë e shortit tashmë janë të kompletuara, e treta dhe e katërta do të plotësohen në varësi të asaj se kush kualifikohet nga “play-off”. Italianët në çdo rast tashmë kanë pozicione të siguruara (Napoli në vazon e parë, Interi në të dytën, Lazio dhe Milani në të tretën).
32 skuadrat do të ndahen në katër grupe. Vazoja e parë përbëhet nga kampionët në fuqi, fituesi i “Europa League” dhe gjashtë kampionë kombëtarë. Vazot e tjera, nga e dyta deri tek e katërta do të përcaktohen nga renditja e klubeve.
VAZOJA E PARË – Benfica, Barcelona, Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla
VAZOJA E DYTË – Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid
VAZOJA E TRETË – Lazio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda
VAZOJA E KATËRT – Galatasaray, Lens, Neëcastle, Real Sociedad, Union Berlin (plus ekipet që vijnë nga “play off”-i).