Seria A këtë verë ka qenë goxha aktive në merkaton e transferimeve, por jo në shifra të ekzagjeruar. Milani është skuadra me numrin më të madh të lëvizjeve në hyrje, teksa në 10 blerjet më të shtrenjta, 5 prej tyre janë pikërisht nga kuqezinjtë.
Blerja më e shtrenjtë është kryer nga Interi, teksa bëhet fjalë për afrimin e fundit Pavard për 30 milionë euro nga Bayerni. Ndërkohë te më të shtrenjtët edhe Atalanta ka dy lëvzje.
Më dobët ka qenë Juventusi, ndërkohë që edhe Roma ka bërë disa lëvizje me kosto të ulët për të plotësuar dëshirat e Mourinhos.
Noak Okafor te Milani – 14 milionë euro
Taty Castellanos te Lazio – 15 milionë euro
Ruben Loftus-Cheek te Milani – 16 milionë euro
Tijani Reijnders te Milani – 19 milionë euro
Samu Chukwueze te Milani – 20 milionë euro
Yunus Musah te Milani – 20 milionë euro
Christian Pulisic te Milani – 20 milionë euro
Gianluca Scamacca te Atalanta – 25 milionë euro
El Bilal Touré te Atalanta – 28 milionë euro
Benjamin Pavard tek Interi – 30 milionë euro