Jetmir Topalli është larguar nga skuadra e deritanishme Istanbulspor që bën pjesë në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi nga Kosova nuk ishte në planet e skuadrës së tij dhe largimi ishte i pashmangshëm duke prishur kontratën.
Por menjëherë Topalli ka gjetur skuadër të re dhe ka mbetur pjesë e futbollit turk.
Ish-anëtari i Ballkaint karrierën do ta vazhdoj te skuadra turke Manisa ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.