Sulmuesi Leotrim Kryeziu e ka vazhduar kontratën me klubin e futbollit Prishtina deri në vitin 2025.
“FC Prishtina dhe Leo e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Kryeziu pjesë e Prishtinës është që nga viti 2021, teksa me skuadrën tonë i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin tonë”, njofton FC Prishtina.
Skuadra më e troefshme në vend aktualisht është lider me 7 pikë pas tri jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.