Lajm i keq për Manchester United.
Mbrojtësi francez Raphael Varane mund të mungojë gjashtë javë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Nottingham Forest ditën e shtunë.
Në ndeshjen e Premier League, të cilën “djajtë e kuq” e fituan me rezultatin 2-1, francezi u zëvendësua në pjesën e dytë.
Të gjithë menduan se do të ishte vetëm një shqetësim i vogël, por sipas “Sky Sports” dëmtimi i mbrojtësit është më i rëndë nga sa mund të mendohet.
Kjo pasi Varane nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Eric Ten Hag për gjashtë javë.
Pas këtij dëmtimi lojtari i bashkohet emrave si: Mason Mount dhe Luke Shaw të cilët gjithashtu nuk mund të japin kontributin e tyre për ekipin për shkak të dëmtimeve. Për situatën e Varane foli dhe trajneri i Manchester Unitedit , Eric Ten Haag.