Ideja e merkatos se Interit per te mare nje tjeter mesfushor, me se shumti Maxime Lopez nga Sassuolo (ne target edhe Ndombele) po rritet me kalimin e orëve, sipas La Gazzetta dello Sport.
Ish-futbollisti Marseille është një profil shumë i mirëpritur për Simone Inzaghi dhe marrëdhëniet e mira me Sassuolo-n do të lehtësonin çdo marrëveshje, me klubin zikalter që tashmë i ka bërë të ditur homologut se nuk dëshiron të shpenzojë asnjë euro për huazimin.
Kjo është arsyeja pse me CEO neroverde Carnevali dhe drejtorit sportiv ka dalë hipoteza e një shkëmbimi me Asllani, një lojtar që pelqehet nga Sassuolo me shume se Stefano Sensi.
“Deri para disa javësh, klubi emilian e vlerësonte Maxime Lopezin me 20 milionë euro dhe nuk i ka humbur shpresat për ta shitur atë.
Megjithatë, kalimi i kohës e bën huazimin zgjidhjen më te mundshme. Interi nuk ka shumë para për të investuar dhe për këtë arsye një shkëmbim huazimi do të ishte një zgjidhje e mirëpritur.
Megjithatë, ardhja e mundshme e Maxime Lopez nuk duhet domosdoshmërisht të përkojë me një largim. Megjithate, Interi po studion cdo mundesi”.