Skuadra e Borussia Bortmund ka siguruar transferimin e sulmuesit gjerman Niclas Fullkrug, që sezonet e fundit ka luajtur me rivalët e Werder Bremen nw kampionat.
Madje 30-vjeçari edhe këtë sezon e nisi me Werder, por sot ka mbyllur vizitat mjekësore dhe pritet zyrtarizimi i transferimit të tij te Dortmund.
Skuadra e Borussia do të paguajë 15 milionë euro për sulmuesin, që dy vitet e fundit ka luajtur edhe me kombëtaren, duke realizuar 7 gola në 9 ndeshje. Paraqitje që kanë befasuar të gjithë. Sezonin e fundit, Fullkrug realizoi 16 ndeshje në 28 ndeshje të Bundesliga, duke shkëlqyer me paraqitjen e tij.
Borussia kërkonte prej kohësh një sulmues të aftë para porte, duke arritur marrëveshjen me Niclas Fullkrug, që do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.
Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Dortmund, që synon të ndalë dominimin e Bayern, me lojtarin e momentit të kombëtares gjermane.